Obama zotohet të gjej përgjegjësit e Bostonit

Bota

Obama zotohet të gjej përgjegjësit e Bostonit

Më: 18 prill 2013 Në ora: 19:38

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama është zotuar se autorët e shpërthimeve në maratonën e Bostonit do të sillen para drejtësisë.

Kryetari amerikan mori pjesë të enjten në shërbimin fetar për nder të tre të vrarëve dhe më shumë se 170 të plagosurve, nga sulmi më i rëndë terrorist në Shtetet e Bashkuara prej 11 shtatorit 2001.

Gjatë fjalimit të tij në meshë, Obama tha se “do t’ju gjejmë...dhe ju do të përballeni me drejtësinë”.

Zyrtarët amerikan thonë se kamerat e sigurisë kanë kap imazhin e të paktën një prej të dyshuarve të mundshëm për bombat.

Fotografitë e të dyshuarve ende nuk janë lëshuar në opinion, dhe asnjë arrestim nuk është bërë për këtë ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat