Londër: Maratona nën masa të ashpra sigurie - Bota Sot
Londër: Maratona nën masa të ashpra sigurie

Bota

Londër: Maratona nën masa të ashpra sigurie

Më: 21 prill 2013 Në ora: 16:19

Maratona e Londrës po mbahet nën masa të ashpra siguria, pas sulmeve me bomba në maratonën në Boston të Shteteve të Bashkuara, më 15 prill.

Zyrtarët e kanë shtuar numrin e policëve për ta siguruar mbarëvajtjen e kësaj ngjarjeje sportiove, në të cilën marrin pjesë 36 mijë atletë dhe dhjetëra-mijëra shikues.

Atletët janë lutur që të bartin nga një shirit të zi në shenjë të nderimit për viktimat e maratonës së Bostonit.

Maratona në Londër ka filluar me një moment heshtjeje.

Më 15 prill në Boston të Shteteve të Bashkuara, nga sulmet me bomba u vranë tre vetë dhe u plagosën 176 të tjerë.

Policia amerikane e ka zënë 19 vjeçarin Dzhokhar Tsarnaev, i cili është i dyshuar për kryerjen e sulmeve me vëllaun e tij më të madh, Tamerlan Tsarnaev, që është vrarë në shkëmbim të të shtënave me policnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...