Terror: Rezistenca e Kaukazit Verior thotë se nuk ka rol në Boston

Bota

Terror: Rezistenca e Kaukazit Verior thotë se nuk ka rol në Boston

Më: 21 prill 2013 Në ora: 17:50

Një faqe e Internetit e shfrytëzuar nga një lëvizje e rezistencës në Kaukazin Verior të Rusisë, e ka publikuar një deklaratë në të cilën thotë se kjo lëvizje nuk ka lidhshmëri me sulmin me bomba në maratonën në Boston, më 15 prill.

Deklarata në faqen kavkazcenter.com thotë se i ashtuquajturi Emirat i Kaukazit “nuk lufton” kundër Shteteve të Bashkuara dhe se edhe në Rusi, lideri i lëvizjes, Doku Umarov, i ka ndaluar sulmet kundër civilëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat