Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se të hënën më 19 maj, do të zhvillojë biseda telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe më pas me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Trump të shtunën përmes një postimi në rrjetin e tij social, Truth Social.
“Do të flas në telefon me presidentin Vladimir Putin të Rusisë të hënën, në orën 10:00 të mëngjesit. Tema e thirrjes do të jetë ndalja e ‘gjakmarrjes’ që po vret, mesatarisht, më shumë se 5,000 ushtarë rusë dhe ukrainas në javë, si dhe tregtia. Pastaj do të flas me presidentin Zelensky të Ukrainës dhe më pas, me presidentin Zelensky dhe anëtarë të ndryshëm të NATO-s.
Shpresojmë që do të jetë një ditë produktive, do të ndodhë një armëpushim dhe kjo luftë shumë e dhunshme, një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë, do të përfundojë. Zoti na bekoftë të gjithëve!”, ka shkruar Trump.