Jemeni parandalon komplotin e Al Qaedas

Bota

Jemeni parandalon komplotin e Al Qaedas

Më: 8 gusht 2013 Në ora: 00:01

Autoritetet e Jemenit thanë se kanë parandaluar një komplot të al Kaidës për marrjen e dy qyteteve jugore dhe për të sulmuar objektet strategjike të naftës dhe gazit aty pranë.

Zyrtarët thanë se plani i al-Kaidës ishte rrëmbimi ose vrasja e të huajve që punojnë në këto objekte.

Njoftimi vjen ndërkohë që një goditje me avion të telekomanduar, që besohet se është ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara, la të vrarë të paktën 7 anëtarë të al-Kaidës në Jemen.

Paralajmërimet për sulme të mundshme të al-Kaidës bënë që Uashingtoni të mbyllte përkohësisht misionet diplomatike në disa vende të Lindjes së Mesme dhe të Afrikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat