Jemen: Nga sulmi me aeroplan pa ekuipazh – 6 të vrarë

Bota

Jemen: Nga sulmi me aeroplan pa ekuipazh – 6 të vrarë

Më: 8 gusht 2013 Në ora: 14:20

Nga një sulm i një aeroplani pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, në pjesën qendrore të Jemenit, janë vrarë gjashtë vetë, që mendohet se ishin militantë të al-Kaidës.

Ky ishte sulmi i gjashtë i tillë në më pak se dy javët e fundit. Dëshmitarët dhe zyrtarët lokalë në Provincën Marib thanë se aeroplani pa ekuipazh i kishte sulmuar dy makina sot në mëngjes.

Sulmi ndodhi disa ditë, pasi Shtetet e Bashkuara i mbyllën misionet diplomatike në gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikë, për shkak të kërcënimeve për sulm të mundshëm terrorist.

Ky alarm është ngritur pasi ishin zënë mesazhet nga lideri i al-Kaidës, Ayman al-Zawahri, duke urdhëruar degën në Jemen, që të kryejë sulm.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e kanë evakuuar personelin joesencial nga Jemeni.

Dje, autoritetet e Jemenit thanë se e kishin zbuluar një komplot të al-Kaidës për t’i zënë portet kryesore dhe gypsjellësit në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat