Një aeroplan Tejas, i cili po merrte pjesë sot në një demonstrim në Panairin Ajror të Dubait, është rrëzuar, raportoi agjencia e lajmeve AP.
Aeroplani i prodhuar nga HAL u rrëzua gjersa po kryente një shfaqje ajrore para një turme të madhe.
Tymi i zi u pa duke u ngritur nga vendi i aksidentit pranë aeroportit, duke shkaktuar panik tek spektatorët, përfshirë familjet me fëmijë që ishin mbledhur për të ndjekur shfaqjen.
BREAKING: An Indian Tejas fighter jet crashed during an aerial display at the Dubai Air Show. pic.twitter.com/TvwUoe3juh
— Clash Report (@clashreport) November 21, 2025
Ende nuk dihet nëse piloti ka arritur të hidhet me parashutë para shpërthimit.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje të tjera, ndërsa ekipet e emergjencës u nxitën drejt vendngjarjes.
Ndryshe, Tejas është një aeroplan luftarak i lehtë, shumëfunksional, i projektuar dhe prodhuar në Indi, i aftë për sulme ajrore dhe detyra mbrojtëse.
Ai ka një shpejtësi maksimale prej rreth Mach 1.8 (rreth 2,200 km/orë), mundësi manovrimi të larta dhe është i pajisur me teknologji moderne avionike dhe sisteme të armëve precize.
Aeroplani është i njohur për dizajnin të avancuar, që e bën më të lehtë dhe më efikas në performancë.