Guterres: Situata në Kubë do të përkeqësohet nëse nevojat për naftë nuk plotësohen

Bota

Guterres: Situata në Kubë do të përkeqësohet nëse nevojat për naftë nuk plotësohen

Më: 4 shkurt 2026 Në ora: 23:12
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së,  Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së,  Antonio Guterres ka deklaruar se është thellësisht i shqetësuar për situatën humanitare në Kubë.

Zëdhënësi i tij, Stephane Dujarric u shpreh situata në Kubë do të përkeqësohet nëse nevojat e vendit për naftë nuk plotësohen.

Pasi ndaloi dërgesat e naftës nga Venezuela në Kubë pas arrestimit të Nicolas Maduros në fillim të janarit, Donald Trump javën e kaluar lëshoi ​​një urdhër ekzekutiv që u lejon Shteteve të Bashkuara të vendosin tarifa për vendet që shesin naftë në Havanë.

Të hënën, Trump gjithashtu deklaroi se Meksika, e cila ka furnizuar me naftë ishullin që nga viti 2023, do të ndalojë së vepruari kështu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat