Raporti i “Financial Times”: Si e shtroi ‘Deutsche Bank’ tapetin e kuq për Epstein! Transferta edhe për modelet në Rusi

Bota

Raporti i “Financial Times”: Si e shtroi ‘Deutsche Bank’ tapetin e kuq për Epstein! Transferta edhe për modelet në Rusi

Më: 25 shkurt 2026 Në ora: 16:15
Jeffrey Epstein

“Deutsche Bank” mbajti një marrëdhënie bankare me Jeffrey Epstein nga viti 2013, deri në arrestimin e tij në verën e vitit 2019, duke trajtuar qindra miliona dollarë dhe duke miratuar llogari dhe transaksione të reja pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga shërbimet e saj të auditimit të brendshëm, për aktivitet të dyshimtë.

Siç raportohet nga ‘Financial Times’, dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së përfshijnë dhjetëra mijëra email-e që përshkruajnë se si banka gjermane regjistroi dhe mbajti si klient një shkelës seksual të dënuar me rrezik të lartë, edhe pasi JPMorgan kishte ndërprerë marrëdhënien e saj me të në vitin 2013.

Një rol kyç në integrimin e Epstein luajti bankieri privat Paul Morris, i cili u transferua nga JPMorgan në Deutsche Bank.

Në gusht 2013, Epstein i shkroi atij:

“Do t’i transferoj të gjitha llogaritë e mia te ti dhe Deutsche Bank”.

Përgjigja e Morris ishte:

“Jeffrey, shkëlqyeshëm! E vlerësoj besnikërinë dhe besimin tënd”.

Në tetor të të njëjtit vit, rreth 180 milionë dollarë përfunduan në Deutsche Bank. Një mesazh i brendshëm i regjistruar:

“Urime për financimin e Epstein!”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat