Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka ritheksuar mbështetjen e vendit të tij për operacionin e SHBA-së në Iran.
Ai dënoi sulmet e Iranit ndaj civilëve në Lindjen e Mesme, por u bëri thirrje “të gjitha palëve, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, që të respektojnë rregullat e angazhimit ndërkombëtar”.
“Kanadaja bën thirrje për një ulje të shpejtë të përshkallëzimit të armiqësive dhe është e gatshme të ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi,” tha ai.
Carney gjithashtu theksoi se angazhimi diplomatik, i kombinuar me përkushtimin ndaj një zgjidhjeje më të gjerë politike, është thelbësor për zgjidhjen e krizës dhe për shmangien e një konflikti më të madh, përcjell Bota sot.
“Civilët e pafajshëm duhet të mbrohen dhe të gjitha palët duhet të angazhohen për të gjetur marrëveshje të qëndrueshme për t’i dhënë fund si përhapjes bërthamore ashtu edhe ekstremizmit terrorist,” shtoi ai.