Deklarata e ministrit të Jashtëm të Iranit se Ngushtica e Hormuzit është plotësisht e hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit është një “hap në drejtimin e duhur”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Në një deklaratë ai thotë: “Na nevojitet rikthimi i plotë i të drejtave dhe lirive ndërkombëtare të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
Të cilat duhet të respektohen nga të gjitha palët.”
Ai shton se Guterres shpreson që “së bashku me armëpushimin, kjo masë do të kontribuojë në krijimin e besimit mes palëve dhe në forcimin e dialogut të vazhdueshëm të lehtësuar nga Pakistani.”