​Pakistani shpreh mirënjohje pasi Trump pezulloi “Projektin e Lirisë”

Bota

​Pakistani shpreh mirënjohje pasi Trump pezulloi “Projektin e Lirisë”

Më: 6 maj 2026 Në ora: 15:41
​Pakistani shpreh mirënjohje pasi Trump pezulloi “Projektin e Lirisë”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lajmëruar se ka ndërprerë përkohësisht planin e tij të quajtur “Projekti i Lirisë”, për lëvizjen e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit. Megjithatë nuk dihet se sa do të zgjasë ky pezullim.

“Bazuar në kërkesën e Pakistanit dhe vendeve të tjera, suksesin e jashtëzakonshëm ushtarak që kemi arritur gjatë fushatës kundër Iranit dhe, gjithashtu, faktin se është bërë përparim i madh drejt një marrëveshjeje të plotë dhe përfundimtare me përfaqësuesit e Iranit, kemi rënë dakord reciprokisht që, ndërsa bllokada do të mbetet plotësisht në fuqi, ‘Projekti i Lirisë’ do të pezullohet për një periudhë të shkurtër kohe, për të parë nëse marrëveshja mund të finalizohet dhe nënshkruhet”, shkroi ai në Truth Social, transmeton KosovaPress.

Ndërsa kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif, shprehi mirënjohje ndaj presidentit të SHBA-së, pasiqë kishte vepruar në kërkesën e tij dhe vendeve tjera fqinje.

Reagimi i hirshëm i Presidentit Trump ndaj kërkesës së paraqitur nga Pakistani dhe vendet e tjera vëllazërore, veçanërisht Mbretëria e Arabisë Saudite dhe vëllai im i dashur, Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Arabisë Saudite, Lartmadhëria e Tij Princ Mohammed bin Salman, do të kontribuojë shumë në avancimin e paqes rajonale, stabilitetit dhe pajtimit gjatë kësaj periudhe të ndjeshme”, njoftoi kryeministri në X.

Ndërkaq theksoi se “Pakistani mbetet i përkushtuar fuqimisht për të mbështetur të gjitha përpjekjet që promovojnë përmbajtje dhe zgjidhje paqësore të konflikteve përmes dialogut dhe diplomacisë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat