Zjarr në një shtëpi të pleqve në Kili, 16 persona humbin jetën

Bota

Zjarr në një shtëpi të pleqve në Kili, 16 persona humbin jetën

Më: 13 shtator 2026 Në ora: 07:30
Kili

Të paktën 16 banorë të moshuar kanë humbur jetën në një zjarr që përfshiu një shtëpi të moshuarish në Kili.

 Dhjetë persona të tjerë u evakuuan pasi zjarri shpërtheu të premten në mbrëmje në shtëpinë e të moshuarve "El Edén".

Jorge Granada, prokurori që po drejton hetimet, deklaroi se në këtë fazë nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin.

 Presidenti i Kilit, José Antonio Kast, njoftoi se ka urdhëruar një shqyrtim të gjendjes së shtëpive të të moshuarve në të gjithë vendin.

 Të shtunën, zjarrfikësit po vazhdonin pastrimin e rrënojave dhe heqjen e pjesëve të shembura të çatisë prej llamarine. Policia e kishte rrethuar zonën për arsye sigurie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat