Zyrtarët indianë kapen “mat” duke ngrënë teksa Putin fliste në Samitin BRICS, reagime të shumta në rrjet

Bota

Zyrtarët indianë kapen “mat” duke ngrënë teksa Putin fliste në Samitin BRICS, reagime të shumta në rrjet

Më: 14 shtator 2026 Në ora: 13:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy zyrtarë të lartë të qeverisë indiane që morën pjesë në Samitin e 18-të të BRICS, të mbajtur në New Delhi, janë bërë objekt diskutimi në internet. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i vendit, Ajit Doval dhe zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme indiane, Randhir Jaiswal, u “kapën” duke ngrënë arra ndërsa krerët e shteteve të koalicionit ndërkombëtar politik dhe ekonomik po flisnin.

Konkretisht, në videot që u publikuan, Doval shihet duke përtypur ndërsa presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti iranian Masoud Pezeshkian po flasin.

Pamjet nuk kaluan pa u vënë re nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët reaguan me komente.

Disa bënë shaka rreth vështirësisë së rezistimit ndaj të ngrënit edhe në një rast kaq formal, ndërsa të tjerë i ngacmuan politikanët indianë, duke u thënë të kujdeseshin për peshën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat