SHBA: Temperatura deri në -60 gradë (FOTO) - Bota Sot
SHBA: Temperatura deri në -60 gradë (FOTO)

Bota

SHBA: Temperatura deri në -60 gradë (FOTO)

Më: 6 janar 2014 Në ora: 21:02

I ftohti polar që ka përfshirë një pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka paralizuar disa qytete të mëdha, duke anuluar të gjitha fluturimet si dhe aktivitet e përditshme të amerikanëve. Era e fortë që fryn nga Montana drejt Alabamës ka shkaktuar kaos dhe ndërprerje të energjisë elektrike, duke bërë kështu që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në një pjesë të madhe të SHBA-ve, raporton “Huffington Post”.

Në Chicago, St. Louis dhe Milkwaukee trashësia e borë arrin deri në gju dhe të gjitha shkollat janë mbyllur. Autoritete lokale u bëjnë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë daljet në të ftohtë, pasi temperaturat e ulëta mund të çojnë deri në vdekje.

Meteorologët thonë se në Fargo termometri shënon minus 32 gradë celsius, në Madison minus 21 gradë, ndërsa në Mineeapolis, Indianapolis dhe Chicago minus 15 gradë. Këto janë temperaturat e momentit, por pritet që këto temperatura të ulen edhe më shumë në ditët në vijim, duke arritur në ekstrem deri në minus 50 apo minus 60 gradë celsius, duke shënuar kështu rekordin e këtyre dy dekadave të fundit.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...