SHBA në shok nga të ftohtit

Bota

SHBA në shok nga të ftohtit

Më: 7 janar 2014 Në ora: 10:26

Një pjesë e madhe e Shteteve të Bashkuara po përgatitet për një acar të madh, me ç’rast pritet që temperaturat të jenë më të ftohtat në 20 vitet e fundit.

Në disa pjesë mund të ketë edhe temperatura minus 51 gradë Celsius.
Autoritetet në shumë qytete po kërkojnë nga banorët që të mbeten në shtëpi dhe të rezervojnë ushqime.
Shërbimi Kombëtar për Mot e ka përshkruar këtë kohë si “kërcënim për jetë”.

Ditëve të fundit në Shtetet e Bashkuara ka rënë borë deri në 30 centimetra trashësi, raportojnë mediat.
Mijëra fluturime nga aeroportet në Neë York, Chigago dhe Sent Luis, janë anuluar, poashtu janë mbyllur edhe shumë shkolla.B.S


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat