I ftohti në Amerikë detyron të arratisurin të kthehet në burg

Bota

I ftohti në Amerikë detyron të arratisurin të kthehet në burg

Më: 8 janar 2014 Në ora: 11:55

Aq ftohtë është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sa një i burgosur i arratisur në Kentucky u detyrua që të kthehet sërish në burg pasi po ngrinte jashtë.
Thuajse të gjitha shtetet janë përfshirë nga temperatura shumë të ulëta.
Në disa pjesë të SHBA temperaturat ranë deri në -26 gradë celsius.
Një foto nga qyteti i Çikagos është bërë simbol i kësaj periudhe të akullt.
Qyteti ngjan si një film fantashkencë. Më shumë se 1200 fluturime janë anuluar nga ky qytet.
Ekspertët kanë paralajmëruar qytetarët që të mos dalin shumë jashtë, duke theksuar se lëkura mund të ngrijë në dhjetë minuta.
Një i ftohtë i tillë është quajtur edhe vorbulla polare dhe nuk është parë prej më shumë se dy dekadash.B.S

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat