Në Minesota të SHBA-së, minus 37 gradë celsius (Video)

Bota

Në Minesota të SHBA-së, minus 37 gradë celsius (Video)

Më: 8 janar 2014 Në ora: 18:15

Në Minesota të SHBA-së temperatura shkon në minus 37 grade celsius. Në të gjithë veriun e Amerikës, situata mbetet e rënduar për shkak të motot tejet të ftohtë. Vorbulla polare ka prekur në total gati 190 milionë persona.
Aq ftohtë ishte jashtë, sa një i arratisur nga burgu në Kentucky mësohet së është kthyer vetë në burg dhe është dorëzuar sepse nuk qëndronte dot në rrugë.

Në qytetin e vogël Hell të Michiganit, termometri shënoi 17 grade nën zero, duke bërë që faqet e internetit të mbusheshin me komente ironike për një mot aq të keq, sa siç thuhej në komente "kishte ngrirë edhe ferri vetë".

Të paktën 21 persona kanë vdekur deri tani në SHBA si pasojë e të ftohtit, dhe shumë të tjerë janë në gjendje hipotermie.

Edhe në Chicago, ku banorët janë mësuar me temperatura të ulëta, erërat e acarta janë të papërballueshme për njerëzit. Mbrëmjen e së martës, ato arritën në minus 23 gradë celsius.

I ftohti ekstrem ka mbërritur deri në Florida dhe Teksasin jugor, që zakonisht kanë mot të ngrohtë edhe në dimër.

Meteorologët parashikojnë se piku i ngricave do të kalojë shpejt dhe nga fundjava, temperaturat do të fillojnë të rriten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat