Vuçiq do të shkojë në Srebrenicë - Bota Sot
Vuçiq do të shkojë në Srebrenicë

Bota

Vuçiq do të shkojë në Srebrenicë

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 08:02

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të ndjekë ceremoninë përkujtimore të masakrës së Srebrenicës më 11 korrik, pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shtyrë votimin e një rezolute, e cila e përshkruan masakrën e vitit 1995 si gjenocid.

“Është koha të tregojmë se jemi të gatshëm për pajtim dhe se jemi të gatshëm të përkulim kokën tonë para viktimave të popujve tjerë”, ka thënë Vuçiq, të martën vonë në Beograd.

Këshilli i Sigurimit ka shtyrë për sot votimin e rezolutës së hartuar nga Britania, pasi Rusia ka kërcënuar se do t’i vë veto asaj, për shkak të referencës për gjenocid.

Serbia, serbët e Bosnjës dhe Rusia e kundërshtojnë këtë term.

Gjykatat ndërkombëtare dhe shumica e zyrtarëve në OKB e kanë përdorur atë për të përshkruar masakrën e 8,000 burrave dhe djemve myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës.

Vuçiq ka thënë se ka marrë garanci nga Rusia se asnjë rezolutë që është “poshtëruese” për Serbinë dhe Republikën Serbe në Bosnje, nuk do të miratohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...