Rusia vendos veto në rezolutën për Srebrenicën

Bota

Rusia vendos veto në rezolutën për Srebrenicën

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 17:29

Rusia ka vendosur veto për draf-rezolutën e Kombeve të Bashkuara e cila dënon masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë dhe e quan “krim të gjenocidit”.

Edhe katër shtete të tjera në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Angola, Kina, Nigeria dhe Venezuela kanë abstenuar në votim, ndërkaq 10 shtete kanë votuar pro draft-rezolutës së përpiluar nga Britania, në prag të 20 vjetorit të masakrës së Srebrenicës.

Dy gjykata ndrkombëtare kanë përdorur termin gjenocid për të përshkruar masakrën e 8,000 burrave dhe djemve myslimanë por kjo gjë është cilësuar ofendim nga Serbia dhe serbët e Bosnjes.

Rusia, e cila ka mbështetur Serbinë dhe Serbët e Bosonjes gjatë luftërave në Ballakan, e ka përshkruar këtë rezolutë si “përçarëse”.

Më 7 korrik, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se ai do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në Srebrenicë më 11 korrik, pasi mori garëncën se asnjë rezolutë “poshtëruese” për Serbinë dhe Republikën Serbe në Bosnje nuk do të miratohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat