​Pauer: Vuçiq në Srebrenicë ta kuptojë të vërtetën për gjenocid - Bota Sot
​Pauer: Vuçiq në Srebrenicë ta kuptojë të vërtetën për gjenocid

Bota

​Pauer: Vuçiq në Srebrenicë ta kuptojë të vërtetën për gjenocid

Më: 10 korrik 2015 Në ora: 18:46

Samantha Pauer ambasadore e SHBA-së në OKB shprehu shpresën se kryeministri Aleksandër Vuçiq vetëm në Srebrenicë do të përballet me të vërtetën rreth gjenocidit dhe do të pranojë si të tillë.

Vuçiq ende nuk ka treguar gatishmëri të pranojë atë gjenocid në Srebrenicë , dhe ishte në mesin e përkrahësve të qëndrimit negativ të Rusisë ndaj rezolutës së Srebrenicës në OKB , transmeton “Dnevni Avaz”.

“Mendoj se kryeministri i Serbisë kur të udhëtojë në Srebrenicë do të përballet me nënat me shamia, gratë dhe vajzat e njerëzve të cilat në këtë gjenocid janë vrarë nga serbët e Bosnjës, që kanë pasur mbështetje edhe nga Qeveria e Serbisë. Natyrisht shpresa ime do të ishte që ato shamia, ata lot ajo dhimbje do të ndikojë tek ai dhe do të ndikojë që ai ta ndryshojë qëndrimin”, ka thënë Pauer, duke u përgjigjur në pyetjen e “Dnevni Avaz” se cila do të ishte porosia e SHBA-së për kryeministrin Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...