​Serbia notë proteste Bosnjës

Bota

​Serbia notë proteste Bosnjës

Më: 11 korrik 2015 Në ora: 19:22

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë i ka dërguar notë proteste Bosnjës dhe Hercegovinës për shkak të sulmit ndaj kryeministrit të Serbisë sot në Potoqari në Srebrenicë.

“Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq me prezencën e tij ka treguar gatishmëri që t’u përkulet viktimave në Srebrenicë dhe të bëjë një hap më tutje në marrëdhëniet në rajon, qka presime dhe nga vendet tjera ta bëjnë këtë. Nga zyrtarët e Bosnjës dhe Hercegovinës presim që ta dënojnë publikisht tentim vrasjen ndaj kryeministrit të Serbisë”, thuhet në notën e MPJ të Serbisë, transmeton B92.

Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Herecegovinës Igor Crnadak të cilit i është dërguar nota e protestës ka dënuar ashpër sulmin ndaj kryeministrit të Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat