Obama shqyrton qasjet për reagim ndaj krizës globale me refugjatët

Bota

Obama shqyrton qasjet për reagim ndaj krizës globale me refugjatët

Më: 8 shtator 2015 Në ora: 11:12

Administrata e presidentit amerikan Barak Obama është duke shqyrtuar disa qasje si përgjigje ndaj krizës globale të refugjatëve, përfshirë edhe situatën me rivendosjen e tyre, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Peter Bugor.

“Ne gjithashtu jemi në kontakt të përhershëm me vende të Lindjes së Afërme dhe të Evropës, të cilat seriozisht janë goditur nga rritja e valës së refugjatëve”, ka shtuar zëdhënësi.

Përderisa Evropa po përpiqet të ballafaqohet me krizën e refugjatëve nga lufta në Siri, disa organizata për mbrojtjen e refugjatëve e kritikuan qeverinë amerikane për reagimin e ngadalshëm ndaj ndodhive.

Në të njëjtën kohë, qindra amerikanë u paraqitën për të pranuar refugjatë sirianë në shtëpitë e tyre. Në online peticionin 1.300 veta kanë thënë se SHBA duhet të lejojnë që më shumë emigrantë që ikin nga lufta civile të pranohen në territorin amerikan.

Peticioni është në sajtin progresiv Moveon.org dhe në të apelohet që SHBA t’i heqin kufizimet për pranimin e refugjatëve sirianë.

Megjithëse janë të gatshëm të pranojnë emigrantë nga Siria, disa nënshkrues të peticionit janë shprehur të brengosur se në SHBA mund të futen edhe terroristë të maskuar si refugjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat