​Kriza evropiane e refugjatëve arrin edhe në Danimarkë - Bota Sot
​Kriza evropiane e refugjatëve arrin edhe në Danimarkë

Bota

​Kriza evropiane e refugjatëve arrin edhe në Danimarkë

Më: 8 shtator 2015 Në ora: 18:39

Gati 50 refugjatë kanë arritur në stacionin e trenit të Kopenhagës , pasi kriza evropiane e emigrantëve mbërrin edhe në Danimarkë.

Policia dhe vullnetarët i kanë ofruar refugjatëve çanta me ushqime. Por ata nuk duan të qëndrojnë, por të nisen drejt Suedisë, 35 minuta larg me tren. Shumë u rebeluan kur policia u tha se duhet të regjistrohen së pari në Danimarkë, pastaj të nisen për në Suedi.

Edhe 800 refugjatë të tjerë arritën këtë të hëne ne Danimarkë nga Gjermania për të përfunduar në Suedi.

Asnjë nga 1 mijë refugjatët që kanë ardhur në Danimarkë nuk do të kërkojë azil këtu, tha kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen. Ata do te strehohen këtu, derisa policia daneze të koordinoj transferimin e tyre në Suedi, por vetëm pasi të jenë të regjistruar në zyrat e policisë daneze.

Suedia është vendi që më shume refugjatë ka strehuar vitin e kaluar, mbi 8 mijë azilantë, i dyti pas Gjermanisë.

Ndërkohë, qeveria daneze mbahet si më e rrepta në Evropë, për pranimin e refugjatëve , me gjithë se janë 20 mijë refugjatët e strehuar në Danimarkë, përkrah 14 mijë tjerë të vitit 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat