SHBA do të ndihmojë aleatët në krizën me refugjatë

Bota

SHBA do të ndihmojë aleatët në krizën me refugjatë

Më: 9 shtator 2015 Në ora: 19:58

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të angazhohen për rritjen e numrit të migrantëve që mund të pranojnë.

Aleatët e SHBA-së në Evropë po luftojnë për sistemimin e mijëra refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Kerry ka thënë se presidenti Barack Obama e ka bërë të qartë se SHBA-ja do që të marrë rol udhëheqës në çështjet humanitare.

Kerry ka takuar anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Komitetit të Senatit për Drejtësi.

Ai nuk ka dhënë ndonjë hollësi mbi numrin e refugjatëve shtesë që mund të pranojë SHBA-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat