Suedia proteston për shkak të ardhjes së refugjatëve

Bota

Suedia proteston për shkak të ardhjes së refugjatëve

Më: 10 shtator 2015 Në ora: 16:53

Vendimi i Danimarkës që t’i lëshojë refugjatët të vazhdojnë rrugën drejt Suedisë dhe vendeve nordike u prit ftoftë nga autoritetet suedeze.

Kryeministri suedez , Stefan Lofven tha se të gjitha vendet duhet të ndjekin rregullat e BE mbi azilin", që do të thotë se të gjitha vendet duhet që të regjistrojnë refugjatët", raporton AP.

"Kështu, ka thënë autoritetet daneze dhe presim që të gjitha vendet ta respektojnë të drejtën që kanë”, ka thënë ai.

Drejtuesit e policisë daneze sot, pa vendime politike ka vendosur në mënyrë të pavarur për qindra refugjatë që mbajti bllokuar në trena, dhe në qendrat e pritjes të qyteteve kufitare që t’i lë të lirë për të shkuar në Suedi dhe vende të tjera skandinave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat