Pse Irani nuk mbështet refugjatët sirianë? - Bota Sot
Pse Irani nuk mbështet refugjatët sirianë?

Bota

Pse Irani nuk mbështet refugjatët sirianë?

Më: 11 shtator 2015 Në ora: 20:03

Sipas raporteve të fundit, 4 nga 22 milionë banorë të Sirisë ndodhen rrugëve të BE-së ose të shteteve fqinje, për të kërkuar azil, pasi gjendja në vend është e mbërthyer nga lufta. Por profesori Hamid Dabashi, në një artikull shkruar për Al Jazeera, kritikon vendet arabe dhe kryesisht Iranin, në sjelljen e tij me refugjatët sirianë.

“Është e çuditshme sesi asnjë refugjat nga Siria nuk është pranuar nga Irani. Shteti i 300.000 banorëve të Islandës ka pranuar më shumë refugjatë sirianë sesa Irani. Pse vallë?,” pyet profesori , Hamid Dabashi, që jep leksione për Studimet Iraniane në Universitetin e Kolumbias.

Argumentet e profesorit, që ka bërë një analizë mbi këtë çështje, tregon se Irani si aleati kryesor i regjimit vrastar të Assadit, nuk ndihmon popullin sirian që ndodhen në fatkeqësi këto ditë.

Sipas profesorit, mbështetja iraniane ndaj regjimit dhe mos participimi në marrjen e refugjatëve ka vetëm një kuptim, “se te kultura politike iraniane jeta e një refugjati vlen pak, ndërsa jetëgjatësia e tiranëve do të thotë gjithçka.” E Përmbyll artikullin profesori./ Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...