​Xhihadistët i duan fëmijët nga kampet e Gjermanisë

Bota

​Xhihadistët i duan fëmijët nga kampet e Gjermanisë

Më: 11 shtator 2015 Në ora: 23:37

Ministria e e Punëve të Brendshme të Bavarisë ka deklaruar se radikalët islamikë po tentojnë që të vënë kontakt me fëmijët refugjatë që kanë ardhur në Gjermani.

Siç transmetojnë mediat xhihadistët duan të vënë kontakt dhe pastaj t’i rekrutojnë të rinjtë azilkërkues që në Evropë kanë ardhur pa prindër.

Siç thuhet kjo situatë nuk po ndodhë vetëm në kampet e refugjatëve por ka ngjarë edhe në stacionin e Munihut ku kanë ardhur dhjetëra mijëra refugjatë javën që shkoi.

Deri në fund të vitit pritet që në Gjermani të vijnë rreth 800 mijë refugjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat