Një migrant nga Eritrea u gjet i fshehur në një valixhe në Zvicër, pasi udhëtarët u tmerruan kur dëgjuan zhurma të çuditshme nga një valixhe.
Migranti ishte nisur nga Milano, i strukur në valixhen e mikut të tij, por ai u zbulua nga pasagjerët, transmeton Bota Sot.
Vetëm 45 minuta pasi treni kishte kaluar kufirin Itali-Zvicër kishin filluar të dëgjoheshin zhurma, andaj pasagjerët u shqetësuan dhe ndalën trenin, e më pas në valixhe u gjet emigranti.
Videon e ka realizuar një pasagjer i pranishëm, i tmerruar nga ngjarja,/BS/