Një 19 vjeçar akuzohet për vrasjen e gruas me thikë në Londër

Bota

Një 19 vjeçar akuzohet për vrasjen e gruas me thikë në Londër

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 23:30
Darlene Horton

Një 19 vjeçar akuzohet se kreu sulmin me thikë në Londër të mërkurën, ku la të vdekur një turiste amerikane, raporton BBC.

Zakaria Bulham nga jug-perëndimi i Londrës, është  akuzuar për vrasjen e 64 vjeçares amerikane Darlene Horton, dhe   për tentim vrasje ndaj pesë personave të tjerë, transmeton KosovaPress.

Dy femra dhe tre meshkuj janë plagosur gjatë sulmit të së mërkurës në “Russell Square” të Londrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat