OKB: Mbahet samiti për refugjatët dhe migrantët

Bota

OKB: Mbahet samiti për refugjatët dhe migrantët

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 09:55
Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Në Kombet e Bashkuara sot hapet samiti në të cilin do të diskutohet për lëvizjet e mëdha të refugjatëve dhe migrantëve.

Derisa aktualisht numri i njerëzve që po largohen nga shtëpitë e tyre është më i madhi prej Luftës së Dytë Botërore, liderët botërorë, pjesëmarrës në këtë samit, pritet ta miratojnë deklaratën për unitetin e 193 shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, për qasje më të koordinuar me të cilën do të mbroheshin të drejtat e refugjatëve dhe igrantëve.

Por, tashmë grupet për të dretjat e njeriut e kanë hedhur poshtë këtë dokument, i cili nuk është juridikisht obligues, se ka mangësi për përgjigjen e nevojshme ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat