20-vjeçarja e mbuluar, sulmohet në Londër dhe i hiqet shamia

Bota

20-vjeçarja e mbuluar, sulmohet në Londër dhe i hiqet shamia

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 13:16
Ilustrim

Persona të panjohur ia kanë hequr shaminë me dhunë një gruaje myslimane në veri të Londrës, në një sulm radikalisht të motivuar.

Viktimat, e cila është në të 20-tat, nuk është lënduar në këtë incident, por është tronditur dhe shqetësuar tej mase nga ajo çfarë ka ndodhur, thotë policia metropolitane.

Ajo po ecte në rrugën “High Road”, në veri të Londrës, përkrah mikes së vet rreth orës 19.30, të mërkurën më 28 shtator, kur u sulmua.

Gjersa po e kalonte rrugën, dy burra iu afruan nga prapa dhe e sulmuan.

Policia metropolitane thotë se njëri nga sulmuesit ia ka hequr shaminë [hixhab] me dhunë, dhe pastaj ka ikur bashkë me sulmuesin tjetër.

I dyshuari i parë është përshkruar si person i bardhë, në fund të 20-tave apo në fillim të 30-tave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat