Forcat kurde kanë nisur sulm ndaj ISIS-it në Bashiqa

Bota

Forcat kurde kanë nisur sulm ndaj ISIS-it në Bashiqa

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 18:08
Pamje nga sulmi

Forcat kurde kanë kryer sulme të reja ndaj pozicioneve të të ashtuquajturit Shteti Islamik në veri-lindje të Mosulit për të rimarrë qytetin e Bashiqa, raporton BBC.

Komandanti kurd Peshmerga, ka thënë se ka bërë përparime të mëdha në territorin  që mbahej nga ISIS,   si dhe kanë siguruar një pjesë të  një autostrade e cila do të kufizojë lëvizjen e lirë të ushtarëve të ISIS-it.

Në një përpjekje për të devijuar vëmendjen nga ofensiva e Mosulit, militantët sulmuan një qytet në perëndim të dielën.

Ushtria e Irakut thotë se situata në Rutba tani është "nën kontroll".

Qyteti, në provincën perëndimore Anbar të Irakut, ka qenë nën kontroll nga viti 2014, por u mor përsëri në  duart e qeverisë katër muaj më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat