Marrëveshje historike për rezervatin më të madh detar

Bota

Marrëveshje historike për rezervatin më të madh detar

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 07:26
ilustrim

Një marrëveshje historike është arritur për të krijuar rezervatin më të madh detar në Antarktikë, pas vitesh të tëra debatesh diplomatike.

Rusia vendosi të mos e kundërshtojë më këtë marrëveshje gjatë takimit të mbajtur në Australi për Konservimin e Burimeve Natyrore Ujore. Marrëveshja u nënshkrua nga 24 vendet pjesëmarrëse, si dhe nga Bashkimi Evropian.

Kreu i delegacionit amerikan, Evan Bloom, tha se kjo marrëveshje është e rëndësishme jo vetëm për Antarktikën, por edhe për mbrojtjen e botës ujore në mbarë globin.

Marrëveshja për zonën e mbrojtur në Detin Ross përfshin 1.55 milionë kilometra katrorë, pothuajse sa përmasat e Britanisë, Gjermanisë dhe Francës të marra së bashku. Peshkimi nuk do të lejohet në një sipërfaqe prej 1.12 milionë kilometrash katrorë.

Në Detin Ross gjenden pinguinë, foka, balena, peshq të Antarktikës dhe krustace, që përbëjnë ekosistemin e fundit të paprekur të botës./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat