Festuan Halloween në pishinë me "gjak", 80 fëmijë në gjendje të rëndë

Bota

Festuan Halloween në pishinë me "gjak", 80 fëmijë në gjendje të rëndë

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 09:40
Ilustrim

80 fëmijë kanë përfunduar në spital në Kent të Anglisë, pasi ditën e djeshme për festën e Halloween-it janë larë në një pishinë me ujë të ngjyrosur në të kuq. 

Prindërit e këtyre fëmijëve kanë thënë se fëmijët e tyre kishin simptoma të diarresë dhe probleme të tjera me shëndetin.

Ndërkohë "Public Health England" po heton për shkaqet që mund të kenë çuar në helmimin e rëndë të 80 fëmijëve dhe për këtë arsye pishina është mbyllur. Ata janë shprehur se do të merren me pastrimin e pishinës dhe gjetjen e provave që do të çojnë drejt zbulimit të arsyes pse këta fëmije përfunduan në këtë mënyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat