Shtatë emigrantë të mbytur dhe 300 të shpëtuar në Mesdhe

Bota

Shtatë emigrantë të mbytur dhe 300 të shpëtuar në Mesdhe

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 07:32
Ilustrim

Shtatë emigrantë u gjetën të vdekur gjatë katër operacioneve duke mundur të shpëtonin rreth 300 persona në Mesdhe, njoftuan sot rojet bregdetare italiane.

Emigrantët të cilët po udhëtonin në bordin e tre anijeve të vogla dhe një gomoneje mundën të shpëtoheshin nga një anije e Marinës italiane, dy anije manovrimi private dhe dy vedeta të rojeve bregdetare të Lampeduzës.

Të shtatë viktimat u gjetën në dy anije të vogla.

Në 2016, rreth 180.000 emigrantë janë shpëtuar nga rojet bregdetare në Mesdhe por rreth 4.800 kanë vdekur apo rezultojnë të zhdukur në det.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat