OKB: Viti 2016, të paktën 6,878 të vrarë nga dhuna në Irak

Bota

OKB: Viti 2016, të paktën 6,878 të vrarë nga dhuna në Irak

Më: 3 janar 2017 Në ora: 20:03
ilustrim

Kombet e Bashkuara thanë se terrorizmi dhe aktet e tjera të dhunës në Irak lanë të paktën 6,878 civilë të vrarë dhe mbi 12 mijë të plagosur gjatë vitit të kaluar.

Por numri i viktimave mund të jetë më i lartë për shkak se ato nuk përfshijnë civilët e vrarë ose të plagosur në provincën perëndimore Anbar gjatë muajve maj, korrik, gusht dhe dhjetor.

OKB-ja tha se numri i viktimave civile për dhjetorin ishte më i ulët në krahasim me muajt e mëparshëm, pavarësisht shtimit të shpërthimeve terroriste në fund të muajit që kishin në shënjestër civilët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat