Fantastike: Treni i mallrave niset për herë të parë nga Kina drejt Londrës

Bota

Fantastike: Treni i mallrave niset për herë të parë nga Kina drejt Londrës

Më: 4 janar 2017 Në ora: 14:46
Treni i mallrave

Kina ka nisur një shërbim të drejtpërdrejtë hekurudhor për mallrat drejt Londrës, si pjesë e përpjekjeve për të zhvilluar lidhjet e tregtisë dhe investimeve me Evropën, shkruan "BBC".

“China Railway” tashmë drejton shërbimet mes Kinës dhe qyteteve të tjera evropiane, përfshirë Madridin dhe Hamburgun.

Trenit do t’i duhet rreth dy javë për të mbuluar udhëtimin 12.000 milje dhe po transporton një ngarkesë e rrobash, çantash dhe sendesh të tjera shtëpiake.

Përhapja e rrugëve që lidhin Kinën dhe Evropën është pjesë e një strategjie të nisur në vitin 2013 dhe synon rritjen e lidhjeve infrastrukturore me Evropën përgjatë ish rrugëve tregtare.

Londra do të bëhet qyteti i 15 europian që bashkohen me atë që qeveria kineze e quan New Silk Route.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat