Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s uroi Presidentin Donald Trump

Bota

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s uroi Presidentin Donald Trump

Më: 20 janar 2017 Në ora: 19:11
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në emër të Organizatës ushtarake, përgëzoi Donald Trumpin në përurimin e tij si President i 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në urimin e tij thuhet se Shtetet e Bashkuara kanë luajtur rol kryesor në NATO që nga themelimi i saj në Uashington në vitin 1949 dhe vazhdojnë të demonstrojnë angazhimin për sigurinë e përbashkët.

“Unë pres që të punojmë ngushtë me Presidentin Trump për të përforcuar Aleancën tonë, për të siguruar që ne të vazhdojmë për t'iu përgjigjur sfidave në zhvillim, duke përfshirë terrorizmin, për ndarjen e barrës midis aleatëve”, thotë Stoltenberg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat