Gjenerali britanik: NATO dhe BE duhet ta ndalin bashkë Rusinë në Ballkan

Bota

Gjenerali britanik: NATO dhe BE duhet ta ndalin bashkë Rusinë në Ballkan

Më: 3 mars 2017 Në ora: 23:09
Adrian Bradshaw dhe Putin

NATO nuk mund të ndaloj e vetme Rusinë dhe duhet të formulojë një "strategji të madhe" për sigurinë në Europë me Bashkimin Europian, thotë Adrian Bradshaw, zëvendëskomandant suprem i NATO’s.

Në një intervistë për gazetën “The Financial Times”, Gjenerali britanik Adrian Bredshoë, zëvendëskomandanti i NATO’s për Evropë, ka shprehur mendimin se NATO’ja nuk mund ta sprapsë e vetme Rusinë, dhe se duhet të formulojë një ‘strategji të madhe’ për sigurinë në Evropë së bashku më Bashkimin Evropian.

Gjenerali britanik Sir Adrian Bradshaw, thotë se Rusia do të paraqes rrezik për aq kohë sa Vladimir Putin do të jetë në pushtet. Thotë se mund të ketë pasoja ‘katastrofike’ nëse Perëndimi humb koherencën te ‘një kundërshtar që i ka në duar të gjitha nivelet e pushtetit’.

“Është përgjegjësi e NATO’s që jo vetëm të jetë arkitekte dhe ekzekutuese e strategjisë ushtarake, por të kuptojë se si strategjia ushtarake mund të integrohet me armët tjera të fuqisë kombëtare dhe të ngrit flamurin kur nevojiten aksionet jo ushtarake”, tha gjenerali Bradshaw.

“Duhet të lëvizim në drejtim të mundësisë së formulimit të një strategjie të madhe sipas modës së vjetër”, theksoi ai.

Ai tha se është shtuar shqetësimi për rajonin e Ballkanit, për çka nevojitet një qasje e përbashkët ndërmjet BE’së dhe NATO’s. Qeveria në Mal të Zi thotë se Rusia ishte pas trazirave vitin e kaluar.

”Jemi në dijeni (për atë që po ndodh në Ballkan) dhe po e përcjellim gjendjen me shumë, shumë kujdes”, ka thënë Gjenerali Bredshow, duke dhënë përfundimin se “Ballkani është pika e dobët (e sigurisë) në Evropë”.

Derisa perëndimi po merret me ekstremizmin islamik, Bredshow thotë se pak njerëz e kuptojnë rrezikun që vjen nga Moska.

Gen Bradshaw ka shërbyer si zëvendëskomandant i NATO’s që nga viti 2014. Ai do të zëvendësohet nga James Everard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat