Publikohen pamjet: Momenti i likuidimit të 67 terroristëve, përfshirë edhe 19 komandantë (+16)

Bota

Publikohen pamjet: Momenti i likuidimit të 67 terroristëve, përfshirë edhe 19 komandantë (+16)

Më: 6 mars 2017 Në ora: 10:30
Pamje nga video

Një video e publikuar në internet thuhet se tregon një moment kur forcat ajrore ruse bombardojnë një kamp të terroristëve të Frontit Al-Nusra.

Videoja që është regjistruar nga droni thuhet më tej, tregon sulmin e parë ndaj një grupi militantësh dhe mbi kamionë.

Në vendin e terroristëve të vdekur janë mbledhur një grup i madh i tyre, pas së cilës gjë janë realizuar edhe sulme të tjera.

Vendi i bombardimit nuk është përcaktuar, por më 3 mars, Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se më 28 shkurt, bombardues Su-24 shkatërruan selinë se njësisë së Al-Nusra 8 kilometra në jugperëndim të Aleppo-s.

Me këtë rast, sipas të dhënave të ushtrisë ruse, u likuiduan 67 terroristë, duke përfshirë 19 komandantë, me origjinë nga Kaukazi i Veriut dhe Azia Qendrore, ndërsa 104 tjerë u plagosën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat