31 të vdekur pas sulmit mbi anije me emigrantë

Bota

31 të vdekur pas sulmit mbi anije me emigrantë

Më: 17 mars 2017 Në ora: 12:42
Ilustrim

OKB ka konfirmuar vdekjen e refugjatëve, pas njoftimeve se 31 somalezë janë vrarë në një sulm me helikopter mbi një anije të emigrantëve në Jemen.

Një numër i refugjatëve u vranë në këtë incident, disa prej të cilëve ishin somalezë që po mbartin dokumente të OKB-së, ka thënë Agjencia e Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara.

Në mesin e të vdekurve janë edhe gra e fëmijë, raporton AFP.

Refugjatët ishin në rrugën e tyre nga Jemeni në Sudan, kur ata u sulmuan nga një helikopter i tipit Apache pranë ngushticës Bab al-Mandeb.

Nuk është e qartë se kush e ka kryer sulmin. Porti është i kontrolluar nga rebelët Houthi të cilët janë duke luftuar koalicionin saudit në luftën dy-vjeçare të Jemenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat