Fundoset anija në Mesdhe, 146 migrantë të zhdukur

Bota

Fundoset anija në Mesdhe, 146 migrantë të zhdukur

Më: 29 mars 2017 Në ora: 17:18
ilustrim

Ka drojë se rreth 146 migrantë janë zhdukur kur një anije u fundos në Detin Mesdhe, pasi që u largua nga bregdeti i Libisë, ka bërë të ditur të mërkurën UNICEF, duke iu referuar një migranti nga Gambia, i cili shpëtoi pas aksidentit.

Migranti ishte shpëtuar nga një anije ushtarake spanjolle, e cila po merr pjesë në operacionin “Sofija” të Bashkimit Evropian kundër trafikimit të drogës, pas të cilit ishte transferuar në ishullin italian Lampeduza, transmeton AFP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat