Efekti i parë i sulmit në Siri, ja çfarë ndodh mes SHBA-së e Rusisë

Bota

Efekti i parë i sulmit në Siri, ja çfarë ndodh mes SHBA-së e Rusisë

Më: 7 prill 2017 Në ora: 10:51
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Rusia bën me dije se ka pezulluar memorandumin me SHBA-të që parandalonte incidentet dhe garantonte siguri në fluturime.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë bëri me dije se kundërpërgjigjja vjen si reagim ndaj sulmit me raketa të Moskës në një bazë ajrore në Siri. Në bazë të memorandumit të nënshkruar, Moska dhe Uashingtoni shkëmbenin informacione rreth fluturimeve të tyre, për të shmangur incidentet në trafikun ajror mbi Sirinë.

Moska ka me dhjetëra avionë luftarakë dhe bateri të raketave ajrore mbrojtëse në bazën e vendosur në Siri. Sulmi i sotëm në Siri e ka lënë tërësisht të pakënaqur Kremlinin, që akuzoi SHBA-të se kanë thyer ligjin ndërkombëtar duke dëmtuar marrëdhëniet dypalëshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat