Publikohen pamjet e para nga baza ajrore Shayrat në Siri, pas goditjes nga raketat amerikane

Bota

Publikohen pamjet e para nga baza ajrore Shayrat në Siri, pas goditjes nga raketat amerikane

Më: 7 prill 2017 Në ora: 12:22
Videoja tregon një hangar të aviacionit të dëmtuar rëndë, kulmi i të cilit është goditur drejtpërdrejtë.

Mediat kanë zbuluar disa pamje të cilat sipas tyre janë nga baza ajrore Shayrat në Siri, të cilat Shtetet e Bashkuara i kanë goditur me një breshëri prej 59 raketash Tomahawk.

Sulmi i SHBA-ve, ka ardhur pas një sulmi të dyshuar kimik mi civilët nga ana e ushtrisë së Bashar al-Assadit, nga i cili gjetën vdekjen rreth 80 persona.

Po sipas këtyre medieve, videoja tregon një hangar të aviacionit të dëmtuar rëndë, kulmi i të cilit është goditur drejtpërdrejtë.

Gjithsesi mbetet e paqartë nëse brenda hangarit kishte pasur aeroplanë ose jo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat