Të paktën nëntë policë afganë të vrarë në një atentat

Bota

Të paktën nëntë policë afganë të vrarë në një atentat

Më: 9 prill 2017 Në ora: 19:04
Ilustrim

Nëntë policë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një bombe artizanale pas kalimit të autokolonës së tyre në veri të Afganistanit, njoftuan sot zyrtarët afganë.

Atentati ndodhi në kohën kur këta policë po hynin në një ish-bastionin taleban që ishte rimarrë së fundi në distriktin Chimtal, në provincën Balkh.

Ky sulm nuk u mor përsipër nga ndonjë grup, por ndodhi në një kohë kur situata duket e përkeqësuar në Afganistan.

“Të gjitha viktimat u dërguan në spitalin e Mazar-i-Sharif”, theksoi Shir Jan Durrani, zëdhënës i policisë lokale.

Noor Mohammad Faiz, drejtor i spitalit civil të Mazar-i-Sharif, konfirmoi bilancin prej nëntë të vdekur dhe katër të plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat