Kanada, ndryshimet klimatike ndryshojnë rrjedhën e lumit

Bota

Kanada, ndryshimet klimatike ndryshojnë rrjedhën e lumit

Më: 18 prill 2017 Në ora: 10:35
ilustrim

Ndryshimet klimatike për herë të parë në historinë moderne kanë shkaktuar tërheqje kaq të madhe të akullnajave, duke shkaktuar që lumi Yukon, në veri të Kanadasë të ndryshojë rrjedhën, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Akullnaja gjigante Kaskawulsh ka ndryshuar rrjedhën e lumit, ndërsa shkencëtarët këtë fenomen e kanë quajtur "pirateri të lumit", kur një sistem i drenazhit depërton në pjesën e një tjetër sistemi të drenazhit dhe merr një pjesë të rrjedhës së saj. 

Kjo zakonisht ka ndodhur si pasojë e rrëshqitjeve të tokës, shembjeve të digave, por jo edhe nga tërheqja e akullnajave. 

Uji ndaloi me derdhjen e saj në lumin Slims dhe në Detin Bering në Arktik dhe tani rrjedh në drejtim të lumit Alsek dhe përfundon në Paqësor. 

"Ky është rasti i parë që 'pirateria e lumit' të ndodhë para syve tanë për shkak të ndryshimeve moderne klimatike", tha Dan Shugar, gjeograf në Universitetin Uashington në Tacoma, njoftojnë mediat kanadeze. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat