Vritet një anëtar kryesor i ISIS në Siri - Bashkëpunëtori i një sulmit në Turqi

Bota

Vritet një anëtar kryesor i ISIS në Siri - Bashkëpunëtori i një sulmit në Turqi

Më: 22 prill 2017 Në ora: 07:03
Abdurakhmon Uzbek

Trupat amerikane kanë vrarë ditën e premte një anëtar kryesor të të ashtuquajturit Shtetit Islamik, gjatë një sulmi të trupave komando në Siri, thonë zyrtarët ushtarakë.

Sulmi ndodhi pranë qytetit të Mayadinit në Sirinë lindore.

Nga sulmi ka mbetur i vrarë, Abdurakhmon Uzbek, i cili besohet të jetë nga Uzbekistani dhe është një bashkëpunëtor i ngushtë i udhëheqësit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.

Zyrtarët ushtark amerikanë, thonë se ai luajti një rol kyç në sulmin në një klub nate në Stamboll, në prag të Vitit të Ri, ku mbetën të vrarë 39 persona.

"Ishte një operacion tokësor. Mendoj se kjo është e gjitha që jemi të gatshëm të themi për këtë," tha zëdhënësi i Komandës Qendrore të SHBA John Thomas në Uashington në lidhje me sulmin e së premtes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat