Një shtetas amerikan arrestohet në Korenë e Veriut

Bota

Një shtetas amerikan arrestohet në Korenë e Veriut

Më: 23 prill 2017 Në ora: 19:33
Kim Jong

Një amerikan u arrestua ndërkohë që po përpiqej të largohej nga Koreja e Veriut duke e çuar në tre numrin e amerikanëve të ndaluar në këtë vend, konfirmoi sot agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap.

Arrestimi i këtij amerikani, që nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndodhi në një moment tensioni mes Phenianit dhe Uashingtonit.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, personi, që identifikohet vetëm nga emri i familjes së tij, Kim, u arrestua të premten në aeroportin ndërkombëtar të Phenianit ndërkohë që po përgatitej për t’u larguar nga vendi.

Sipas agjencisë së lajmeve, bëhet fjalë për një ish-profesor në Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë të Yanbian në Kinës, i moshës 50-vjeçare.

“Ai i ishte bashkuar programeve të ndihmës për Korenë e Veriut dhe ndodhej në këtë vend që prej një muaji”, shtoi agjencia e lajmeve sipas të cilës shkaqet e arrestimit të tij janë të paqarta.

Shërbimet sekrete koreano-jugore dhe Ministria koreano-jugore e Punëve të Jashtme dhe Bashkimit theksuan se nuk ishin në gjendje për të konfirmuar këtë arrestim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat