G7 alarmon kundër krimeve kibernetike

Bota

G7 alarmon kundër krimeve kibernetike

Më: 13 maj 2017 Në ora: 20:42
G7

Ministrat e financave të vendeve anëtare të G7-tës, u zotuan sot në takimin që zhvilluan në Bari të Italisë, se do të bashkojnë përpjekjet e tyre në luftën kundër krimeve kibernetike.

Ministrat theksuan se incidentet kibernetike paraqesin një kërcënim në rritje për ekonomitë e tyre dhe kjo çështje duhet të jetë prioritet.

Bota është duke u përballur me kërcënimet në rritje nga krimet kibernetike, si në ekonomi, shëndetësi dhe siguri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat